• вторник, 30 декември 2025

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela uron Albin Kurtin dhe LVV-në për fitoren

Kryetari i ASH-së, Ziadin Sela uron Albin Kurtin dhe LVV-në për fitoren

Shkup, 29 dhjetor 2025 

Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për zhvillimin e një procesi zgjedhor, demokratik, me standarde të larta edhe një interesim të jashtëzakonshëm për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre.

Uroj Kryeministrin Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për fitoren dhe rrezultatin e shënuar. Përgëzojmë edhe subjektet dhe pjesëmarrësit e tjerë në këto zgjedhje për kapacitetet demokratike dhe vlerat që dëshmuan gjatë dhe pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Dëshirojmë që sa më shpejtë ta shohim Kosovën me institicione të kompletuara, stabile dhe me një progres në të gjitha fushat dhe bashkërisht të vazhdojmë rrugëtimin tonë drejt Bashkimit Europian dhe kombeve të zhvilluara demokratike.

Ziadin Sela, Kryetar i Aleancës për Shqiptarët

_________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Foto: Aleanca për Shqiptarët

Остани поврзан