• сабота, 21 февруари 2026

Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi pas protestës dhe dhunës së opozitës, ku janë lënduar 19 policë

Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi pas protestës dhe dhunës së opozitës, ku janë lënduar 19 policë

Tiranë, 11 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi pas protestës dhe dhunës së mbrëmshme, para Qeverisë dhe Parlamentit, duke shtuar se "Partia Demokratike është partia e vetme në botën demokratike që praktikon dhunë".

Në reagimin në platformën "X", Rama kërkon që të vihet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen ata që hodhën sende piroteknike, të cilat i quan si “armë me kapacitet vdekjeprurës.

"Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!", ka shkruar Rama.

Ai shton se "sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian".

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informoi se nga koktejet e hedhura të Molotovit, mjetet piroteknike dhe objektet e forta, janë lënduar 21 persona, prej tyre 19 oficerë të policisë, të cilët kryesisht pësuan djegie në gjymtyrë. Një deputet demokrat u plagos në një përleshje me oficerë të policisë, si dhe një qytetar.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë arrestuar 19 persona, mes tyre katër të mitur dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar persona tjerë. bsh/

Foto: MPB e Shqipërisë

Остани поврзан