Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi pas protestës dhe dhunës së opozitës, ku janë lënduar 19 policë
- Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi pas protestës dhe dhunës së mbrëmshme, para Qeverisë dhe Parlamentit, duke shtuar se "Partia Demokratike është partia e vetme në botën demokratike që praktikon dhunë".
Tiranë, 11 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri shqiptar Edi Rama reagoi pas protestës dhe dhunës së mbrëmshme, para Qeverisë dhe Parlamentit, duke shtuar se "Partia Demokratike është partia e vetme në botën demokratike që praktikon dhunë".
Në reagimin në platformën "X", Rama kërkon që të vihet drejtësi për policët e plagosur dhe të ndëshkohen ata që hodhën sende piroteknike, të cilat i quan si “armë me kapacitet vdekjeprurës.

"Këto janë bombat artizanale me të cilat janë sulmuar dhe djegur e plagosur mbrëmë punonjësit e policisë, nga e vetmja parti politike në botën demokratike që ushtron dhunë dhe e dyta në historinë e botës së tërë - pas asaj të famëkeqit Robert Mugabe të Zimbabves - që i shkon mbrapa një tetëdhjetë e kusur vjeçari të damkosur e të lajthitur!", ka shkruar Rama.
Ai shton se "sa për fatin politik të këtij cikli të ri jashtënxjerrjesh në bulevard, ai do të shkruhet si zakonisht në zgjedhjet e vitit të ardhshëm me një disfatë ende më shembullore se sa të mëparshmet, ndërkohë që ne do të vazhdojmë pa u ndalur rrugën drejt Shqipërisë 2030 në Bashkimin Evropian".

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë informoi se nga koktejet e hedhura të Molotovit, mjetet piroteknike dhe objektet e forta, janë lënduar 21 persona, prej tyre 19 oficerë të policisë, të cilët kryesisht pësuan djegie në gjymtyrë. Një deputet demokrat u plagos në një përleshje me oficerë të policisë, si dhe një qytetar.
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë arrestuar 19 persona, mes tyre katër të mitur dhe se po vazhdojnë përpjekjet për të identifikuar persona tjerë. bsh/
Foto: MPB e Shqipërisë