• сабота, 16 мај 2026

Kryeministri Rama për vizitë në Romë, parashihet takim me kryeministren Meloni

Kryeministri Rama për vizitë në Romë, parashihet takim me kryeministren Meloni

Tiranë, 16 prill 2026 (MIA) - Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Romë do të ketë takim zyrtar me kryeministren e Italisë, Xhorxha Meloni në pallatin Çigi.

"Takimi i cili u publikua në ueb faqen e kabinetit të kryeministres italiane është planifikuar për në orën 15:00 dhe pritet që bashkëbiseduesit të fokusohen në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis Shqipërisë dhe Italisë, si dhe situatën e sigurisë në nivel global", bënë të ditur mediat shqiptare.

Ky takim midis dy kryeministrave vjen pas seancës së parë ndërqeveritare Itali-Shqipëri të mbajtur në Romë në nëntor të vitit 2025 ku u nënshkruan 16 marrëveshje bashkëpunimi.

Dokumentet e nënshkruara përfshijnë sektorë kyç si mbrojtja dhe siguria, ku spikasin furnizimi me pajisje, teknologji dhe ndërtim të infrastrukturës detare për anijet në Shqipëri.

Poashtu është dakorduar zgjerimi i bashkëpunimit në projektin e ndërlidhjes nënujore për energjinë e rinovueshme.

Në takim është arritur gjithashtu marrëveshje për menaxhimin e fluksit të emigrantëve, bashkëpunimin në shëndetësi dhe arsim.

Foto: Rama në Fejsbuk

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан