• сабота, 19 септември 2026

Kryeministri Mickoski në vendosjen e gur-themelit të autostradës Shkup - Bllacë

Kryeministri Mickoski në vendosjen e gur-themelit të autostradës Shkup - Bllacë

Shkup, 26 gusht 2026 (MIA) - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do të flasë në vendosjen e gur-themelit të ndërtimit të autostradës Shkup-Bllacë.

Kryesi i punëve të autostradës me gjatësi prej 10,5 kilometra, në vlerë prej 222 milionë eurove, është kompania ndërtimore "Granit SHA Shkup" e cila duhet ta përfundojë për katër vite. Aksi duhet të bashkohet me 1,5 kilometra tashmë të ndërtuar nga autostrada Shkup-Bllacë në afërsi të vendkalimit kufitar Bllacë.

Marrëveshjen për ndërtim të drejtimit rrugor më 20 gusht të këtij viti e nënshkruan shoqata e ndërtimtarisë Granit SHA Shkup dhe Ndërmarrja publike për rrugë shtteërore. ab/

Foto: МIА arkivi