• понеделник, 23 март 2026

Kryeministri i Kanadasë, Karni, për vizitë në Australi

Kryeministri i Kanadasë, Karni, për vizitë në Australi

Kanbera, 3 mars 2026 (MIA) - Kryeministri i Kanadasë, Mark Karni sot mbërriti për vizitë në Australi me qëllim forcimin e marrëdhënieve mes dy të ashtuquajturave "fuqi të mesme" ndërsa po "shkatërrohet" rendi global.

Karni do të takohet me homologun australian Antoni Albaneze në një kohë kur lufta në Lindjen e Mesme po përshkallëzohet. Ata, gjithashtu, do të kërkojnë mënyra për të forcuar lidhjet si prodhues kryesorë të mineraleve kyçe.

Kanadaja dhe Australia po zhvillojnë marrëdhënie gjithnjë e më të ngushta, dhe pritet që të dyja vendet të thellojnë bashkëpunimin në fusha si mbrojtja dhe siguria detare, lëndët e para strategjike, tregtia dhe inteligjenca artificiale, njoftoi zyra e Karnit.

Është paraparë që Karni gjithashtu të flasë para parlamentit australian.

Albaneze javën e kaluar e përshkroi Kanadanë si një nga "miqtë më të ngushtë" të Australisë, duke theksuar se miqësia është ndërtuar "në bazë të besimit të gjeneratave" dhe bëri thirrje për lidhje më të ngushta në emër të interesave kombëtare.

Karni udhëtoi në Australi pas vizitës në Japoni dhe Indi. qa/

Foto: EPA

 

Остани поврзан