• петок, 20 февруари 2026

Kryeministri britanik Starmer e përsëriti mbështetjen për planin paqësor të Donald Trampit për Gazën

Kryeministri britanik Starmer e përsëriti mbështetjen për planin paqësor të Donald Trampit për Gazën

Londër, 18 shkurt 2026 (MIA) - Kryeministri britanik Kir Starmer në një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Tramp e përsëriti mbështetjen e tij për planin e tij paqësor për Gazën, transmeton DPA. 

Biseda vjen në një kohë kur ministrja e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Ivet Kuper duhet të mbledhë përfaqësuesit palestinezë dhe izraelitë në një përpjekje për të bërë përparim në planin paqësor të liderit amerikan për Gazën.

Dauning strit kumtoi se Starmer dhe Trampi bisedën telefonike e patën mbrëmë. Njëherit zëdhënësi i Dauning strit deklaroi se "kryeministri iu referua situatës aktuale në rajon dhe rëndësisë së sigurimit të qasjes së vazhdueshëm në ndihmën humanitare. Ai shprehu mbështetjen e tij për punën e vazhdueshme për të zbatuar planin paqësor të udhëhequr nga SHBA-ja", transmetoi agjencia gjermane. 

“Të dy liderët e konfirmuan angazhimin e tyre të përbashkët për të promovuar stabilitet dhe paqe në Lindjen e Afërt”, shtoi një zëdhënës i Dauning Strit.

Ata, gjithashtu, u dakorduan se Irani nuk guxon asnjëherë të zhvillojë armë bërthamore, si dhe të diskutojnë për negociatat e vazhdueshme për Ukrainën në bisedën telefonike. 

Ndërkohë, ministrja e Punëve të jashtme pritet të mbërrijë sot në Nju-Jork, ku do të kryesojë me takimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sipas ministrisë së Punëve të Jashtme, kjo do të mbledhë informatorët palestinezë dhe izraelitë për herë të parë që nga 7 tetori 2023, kur Hamasi nisi sulmin e tij vdekjeprurës në Izraelin jugor, kujton DPA.

Ajo do të bëjë thirrje për përparim në zbatimin e planit paqësore të presidentit amerikan, sipas të cilit Hamasi dhe fraksionet e tjera "do të bien dakord të mos kenë asnjë rol në qeverisjen me Gazën".

Një komitet i përkohshëm kalimtar pritet të kujdeset për funksionimin e përditshëm të shërbimeve publike në Gazë, me "mbikëqyrje nga një organ i ri ndërkombëtar kalimtar", i njohur si Komiteti i Paqes, kujton DPA. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан