• сабота, 16 мај 2026

KRRE: Në vitin 2025 rritje prej 11,43 për qind të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme

KRRE: Në vitin 2025 rritje prej 11,43 për qind të prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme

Shkup, 7 maj 2026 (MIA) - Rritje prej 11,43 për qind të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme u regjistrua në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024, ndërsa prodhimi i përgjithshëm është 6.123 gigavatë orë dhe është prakikisht në nivelin e njëjtë - tregojnë të dhënat nga Raporti vjetor për punën e Komisionit rregullator për energjetikë, shërbime ujore dhe shërbime për menaxhim me mbeturina komunale (KRRE) për vitin 2025, që sot para gazetarëve e prezantoi kryetari i ri i KRRE-së, Aco Ristov.

Rritje më të madhe të prodhimit nga buirime të rinovueshme (BR) prej 32,5 për qind, siç tha, ka te elektrocentralet me erë, ndërsa për herë të parë prodhimi i energjisë elektrike nga elektrocentralet fotovoltaike e kanë tejkaluar prodhimin nga centrale të kombinuara.

Në vitin 2025, KRRE ndryshoi shtatë licenca për prodhimin e energjisë elektrike nga termocentralet fotovoltaike, me të cilat u shtuan depo në kuadër të të njëjtave, me një kapacitet të instaluar të përgjithshëm prej 7,1 megavatësh.

"Vendosja e baterive për deponimin e energjisë në praktikë do të thotë një tranzicion i përshpejtuar i energjisë. Deponimi i energjisë gjatë periudhave të tepricës dhe përdorimi i saj gjatë periudhave kur rriten nevojat për energji elektrike është një përfitim i drejtpërdrejtë, por do të ndikojë gjithashtu në uljen e harxhimeve të përgjithshme në sistem në aspektin e menaxhimit dhe përdorimit më efikas të shërbimeve të sistemit", tha Ristov.

Në vitin 2025, shtoi ai, u lëshuan gjithsej 236 licenca në fushën e energjisë elektrike, shumica e të cilave janë për prodhim nga burime të rinovueshme të energjisë. Investimet e vazhdueshme në kapacitetet e prodhimit të energjisë së rinovueshme e rritën pjesëmarrjen në 58,22 për qind në kapacitetin e përgjithshëm të instaluar në vend.

Konkurrenca e rritur në treg me 21 furnizues aktivë, siç thotë ai, ka sjellë kushte më të mira për konsumatorët. Në bursën e energjisë elektrike janë regjistruar 40 kompani dhe janë tregtuar 1,371 gigavat orë energji elektrike, që është rritje prej 41 për qind krahasuar me vitin e kaluar. bsh/

Foto: MIA

Остани поврзан