Kristofersen: Nuk përjashtohet mundësia që në të ardhmen të vijë deri në një sulm rus ndaj Norvegjisë
- Shefi i Shtatmadhorisë së forcave norvegjeze të armatosura, Erik Kristofersen mbrëmë ka deklaruatr se osllo nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të vijë deri në një aksion ushtarak rus kundër Norvegjisë, duke vlerësuat se Moska mund të veprojë që t'i mbrojë kapacitetet e veta bërthamore në veriun e largët nga Evropa.
Osllo, 11 shkurt 2026 (MIA) - Shefi i Shtatmadhorisë së forcave norvegjeze të armatosura, Erik Kristofersen mbrëmë ka deklaruatr se Osllo nuk e përjashton mundësinë që në të ardhmen të vijë deri në një aksion ushtarak rus kundër Norvegjisë, duke vlerësuat se Moska mund të veprojë që t'i mbrojë kapacitetet e veta bërthamore në veriun e largët nga Evropa.
"Nuk e përjashtojmë mundësinë që Rusia të marrë një territorin si pjesë e planit të tij për mbrojtje të pronarit të kapaciteteve bërthamore, që është gjëja e vetme që u ka mbetur, e çka në të vërtetë i kërcënon SHBA-në", tha Kristofersen në një intervistë për gazetën britanike "Gardian".
Ai deklaroi se Rusia nuk ka qëllime pushtuese ndaj Norvegjisë, siç ka ndaj Ukrainës ose ish-territorte sovjetike, por theksoi se një numër i madh i arsenalit bërthamor rus ndodhet në gadishullin Kola, në afërsi të kufiri norvegjez.
Sipas tij, atje janë të sistemuara nëndetëset bërthamore, raketat tokësore dhe aeroplanë të aftë të mbajnë armë bërthamore, që do të luante rol kyç në rast të konfliktit më të gjerë mes Rusisë dhe NATO-s.
"Ky është skenari për të cilin po përgatitemi në veriun e largët", tha Kristofersen. mb/
Foto: EPA