• сабота, 21 февруари 2026

Kris Rajt: Venezuela këtë vit mund ta rrisë prodhimin e naftës për 40 për qind

Kris Rajt: Venezuela këtë vit mund ta rrisë prodhimin e naftës për 40 për qind

Paris, 18 shkurt 2026 (MIA) - Venezuela këtë vit mund ta rrisë prodhimin e naftës për 30 deri 40 për qind, dekalroi sot minsitri amerikan i Energjetikës, Kris Rajt, duke cekur se ekziston interes i madh tek kompanitë ndërkombëtare për investim në këtë vend të Amerikës Jugore.

Sipas tij, rritja e tillë do të thoshte plotësisht 300.000 deri 400.000 barelë në ditë, që do të paraqiste përafërsisht një e treta e rritjes së pritshme globale të kërkesës për naftë në vitin 2026. Rajt e paraqiti këtë vlerësim gjatë takimit ministror të Agjencisë ndërkombëtare për energji në Paris, transmeton "Bllumberg".

Administrata e presidentit amerikan, Donald Tramp, paraprakisht miratoi licenca për disa kompani të caktuara perëndimore të energjisë për të punuar në Venezuelë. Qëllimi kësaj politike është të rindërtojë industrinë e naftës së Venezuelës, e cila pësoi një rënie të ndjeshme pas vendosjes së sanksioneve financiare të SHBA-së në vitin 2017. Prodhimi i naftës në Venezuelë ka rënë që atëherë me rreth 50 përqind, duke bërë që vendi të humbasë një pjesë të ndikimit të tij të mëparshëm në tregun global të energjisë.

Autoritetet në Uashington po përpiqen tani të nxisin rimëkëmbjen e sektorit, ndërkohë që forcojnë rimëkëmbjen ekonomike të vendit dhe stabilizojnë flukset e energjisë.

Kompanitë amerikane, përfshirë prodhuesit kryesorë të naftës si "ConocoPhillips", po eksplorojnë modele të ndryshme bashkëpunimi, duke përfshirë konvertimin e borxhit ekzistues të Venezuelës në aksione në projekte nafte. Marrëveshje të tilla mund të përshpejtojnë rivendosjen e prodhimit pa investime të mëdha paraprake në fusha të reja.

Rritja e prodhimit në Venezuelë vjen në një kohë pasigurie të shtuar në tregun global të naftës, për shkak të tensioneve gjeopolitike dhe ndërprerjeve të furnizimit. Forcimi i prodhimit venezuelian mund të ndihmojë në stabilizimin e furnizimit global dhe në uljen e presionit mbi çmimet e energjisë në periudhën e ardhshme.

Fotо: ЕPА

Остани поврзан