• петок, 23 мај 2025
Македонски
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Krenar me Shqipërinë, shkroi Rama pas hapjes së klasterit për tregun e brendshëm

Krenar me Shqipërinë, shkroi Rama pas hapjes së klasterit për tregun e brendshëm

Tiranë, 15 prill 2025 (MIA) – Shqipëria mbrëmë hapi një klaster për tregun e brendshëm në bisedimet për anëtarësim me Bashkimin Evropian. 

Në konferencën e katërt ndërqeveritare Shqipëria – BE ishte hapur klasteri 2, i cili i përfshin kapitujt 1 (liria e lëvizjes së mallrave), 2 (liria e lëvizjes së punëtorëve), 3 (liria e qëndrimit afarist dhe liria e ofrimit të shërbimeve), 4 (lliria e lëvizjes së kapitalit), 6 (e drejta e kompanive komerciale), 7 (ligjit për kompanitë komerciale), 7 (pronësia intelektuale), 2 (mbrojtja e konsumatorëve dhe shëndetit). 

Mediat shqiptare informuan se eurokomisarja për zgjerim, Marta Kos në konferencë për media mbrëmë deklaroi se plani është që deri në fund të këtij viti të hapen të gjithë klasterët, ndërsa vitin e ardhshëm të fillojë me mbylljen e kapitujve. 

“Përderisa doganat dhe protekcionizmi kthehen në pjesët tjera të botës, ne i thyejmë barrierat për tregti”, tha Kos, duke shtuar se kjo do të nënkuptojë më shumë mundësi ekonomike për kompanitë në Shqipëri dhe BE dhe më shumë prosperitet për të gjithë. 

Shqipëria e hapi klasterin 6 (marrëdhënie të jashtme) në dhjetor të vitit 2024 dhe klasterin 1 (elemente fondamentale) në tetor të vitit të njëjtë. 

Kryeministri Edi Rama i cili e kryesoi delegacionin shqiptar në këto bisedime, i përbërë nga ministra, zëvendësministra dhe udhëheqës të sektorëve për kapitujt adekuat, në rrjetet sociale mbrëmë vonë shkroi: Krenar me Shqipërinë” duke publikuar një fotografi në të cilën është bashkë me Kos dhe delegacionin, në të cilën është i dukshëm gëzimi i të gjithëve. 

Shqipëria aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009, mori statusin kandidat në vitin 2014, ndërsa konferenca e parë ndërqeveritare BE-Shqipëria ishte mbajtur në vitin 2022. fc/

Foto: Printskrin 

Остани поврзан