• петок, 15 мај 2026

Kremlini: Evropa nuk është ndërmjetësuesi adekuat për Ukrainën

Kremlini: Evropa nuk është ndërmjetësuesi adekuat për Ukrainën

Moskë, 14 maj 2026 (MIA) - Evropa nuk duhet të presë rolin e ndërmjetësuesit në procesin paqësor për Ukrainën, duke e marrë parasysh qasjen e saj të tanishme, deklaroi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov.

Ai përsëriti qëndrimin e Moskës se Evropa aktualisht është e përfshirë në konflikt në anën e Ukrainës. Sipas tij, kjo është arsyeja pse vendet evropiane nuk janë ndërmjetësues adekuat në procesin paqësor.

Nga shkurti nuk janë mbajtur negociata paqësore midis Rusisë dhe Ukrainës, pasiqë SHBA, e cila ndërmjetëson midis të dyja palëve, u fokusua në luftën në Iran. sa/ 

foto: arkivi

Остани поврзан