• петок, 15 мај 2026

Kremlini: Ende vlen ftesa e Putinit drejtuar Trampit për të vizituar Rusinë

Kremlini: Ende vlen ftesa e Putinit drejtuar Trampit për të vizituar Rusinë

 Moskë, 11 maj 2026 (MIA) - Ftesa e Presidentit rus Vladimir Putin drejtuar homologut të tij amerikan Donald Tramp për të vizituar Rusinë është ende vlen, bëri të ditur sot Kremlini.

 "Jam i sigurt se presidenti rus do të ishte i kënaqur ta mirëpriste homologun e tij amerikan në Moskë. Ai ia ka thënë vazhdimisht këtë gjatë bisedave të tyre telefonike", deklaroi zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskovi.

Në gusht të vitit 2025 u mbajt një samit Putin-Tramp në një bazë ushtarake pranë Enkorixhit, Alaskë. Shefat e shteteve të Rusisë dhe ShBA folën për herë të fundit në telefon më 29 prill.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан