Kremlini: Aktualish nuk ka plan për takim mes Vladimir Putin dhe Donald Tramp në Kinë
- Kremlini aktualisht nuk ka plane për të zhvilluar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp në Kinë, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.
Moskë, 15 prill 2026 (MAI) - Kremlini aktualisht nuk ka plane për të zhvilluar një takim mes presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit amerikan Donald Tramp në Kinë, deklaroi zëdhënësi i presidentit rus, Dmitrij Peskov.
"Mund t’ju them se aktualisht nuk ka plane të tilla", u tha Peskov gazetarëve, duke iu përgjigjur pyetjes nëse një takim mes Putinit dhe Trampit mund të zhvillohej gjatë vizitës së liderit rus në Kinë
Vizita e presidentit rus në Kinë është duke u përgatitur, ndërsa Kremlini do të njoftojë datat e sakta, shtoi Peskov.
"Vizita e presidentit Putin në Kinë vërtet po përgatitet. Kina është partneri ynë strategjik i privilegjuar. Vizita dhe kontaktet në nivel të lartë janë në përgatitje, ndërsa për datat e këtyre kontakteve do t’ju informojmë me kohë", deklaroi Peskov, duke iu përgjigjur pyetjes për kornizën kohore.
Më herët, presidenti kinez Si Xhinping e ka ftuar presidentin rus Vladimir Putin për një vizitë zyrtare në Kinë në vitin 2026.
Në shkurt, Peskov njoftoi se Rusia dhe Kina këtë vit do të vazhdojnë me shkëmbimin e rregullt të vizitave në nivel të lartë. qa/
Foto: Arkivi