• понеделник, 29 декември 2025

Kostadinovski: Badenteri është mekanizëm i dobishëm dhe shëndetshëm, por vetëm në organin politik, në pçdo vend tjetër krijon anomali

Kostadinovski: Badenteri është mekanizëm i dobishëm dhe shëndetshëm, por vetëm në organin politik, në pçdo vend tjetër krijon anomali

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Badenteri është mekanizëm shumë i dobishëm dhe i shëndetshëm për shtetin dhe shoqërinë, por vetëm në organin politik si Kuvendi dhe gjithkund tjetër ku do të parashikohet krijon anomali, konsideron kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Darko Kostadinovski dhe theksoi se nëse kjo ndodh në një organ si Gjykata Kushtetuese "qyetarët në të njejtën kohë mund të harrojnë në shtetin juridik dhe lirisht t'ia vënë çelësin dhe ta mbyllin këtë institucion".   

Kostadinovski, duke përgjigjur në pyetjen e gazetarlve për angazhimet e BDI-së për Badenterin në Gjykatën Kushtetuese, në konferencën e sotme për shtyp, tha se Gjykata Kushtetuese nuk guxon të vihet në situatë që "të jenë vendimtare argumentet ligjore dhe kushtetuese, por ato etnike".

"Në një organ si Gjykata Kushteuese, që është kontrollues i Kuvendit që duhet të miratojë ligje, përfshirë edhe me Shumicën e Badenterit të vihet në situatë që të jenë vendimtare argumentet ligjore dhe kushtetuese, por ato etnike, nuk ka nevojë nga ekzistimi i këtij institucioni. Më mirë është çelësi, nuk e di se sa është buxheti ynë, megjithatë qytetarët mund të harrojnë në shtetin juridik. Të njejtën e mendoj edhe për organe tjera, si Badenteri në Këshillin Gjyqësor, i cili nuk është organ politik. Ky është qëndrimi im personal", deklaroi Kostadinovski.

Lidhur me atë se "në gjykatës shpesh votohet në bazë etnike", Kostadinvoski thotë se kjo flet më shumë për gjyqtarët dhe se në momentin kur gjykatës do ta vesh, nuk ka dallime as etnike, sociale, fetare ose shoqërore. mb/

Foto: MIA

Остани поврзан