• петок, 15 мај 2026

Konjufca kërkon që Kosova të fillojë negociata për anëtarësim në BE

Konjufca kërkon që Kosova të fillojë negociata për anëtarësim në BE

Prishtinë, 11 maj 2026 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, deklaroi sot në Bruksel se Kosova po kërkon trajtim të barabartë dhe të drejtë nga Bashkimi Evropian.

"Ky proces nënkupton që Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat dhe të fillojë negociatat për anëtarësim në BE. Ne duam të kemi trajtim të barabartë dhe të drejtë nga BE-ja, tha Konjufca para fillimit të takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit me kolegët nga Ballkani Perëndimor.

Ai shtoi se Kosova është "e gatshme të ecë dhe të përparojë brenda kornizës së një procesi të bazuar në merita".

"Ajo që në fakt e minon arkitekturën e sigurisë së Ballkanit Perëndimor, por edhe të të gjithë Evropës, është ndikimi i dëmshëm i Rusisë në rajonin tonë. Kjo është arsyeja pse unë besoj se një BE e bashkuar dhe e zgjeruar duhet të vëzhgohet gjithmonë nga perspektiva e nevojave strategjike", theksoi Konjufca.

Ai iu referua edhe dialogut me Serbinë, duke theksuar se Kosova gjithmonë ka qenë dhe do të jetë konstruktive, kurse dialogu duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

Остани поврзан