Konfirmohet epidemia e ebolës në RD Kongo
- – Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim nga sëmundjet (CDC) sot njoftoi se në provincën Ituri në Republikën Dominikane Kongo është konfirmuar epidemia e ebolës.
Kinshasa, 15 maj 2026 (MIA) – Qendra afrikane për kontroll dhe parandalim nga sëmundjet (CDC) sot njoftoi se në provincën Ituri në Republikën Dominikane Kongo është konfirmuar epidemia e ebolës.
Për shkak të shpërthimit të epidemisë CDC thirri takim urgjent. CDC theksoi se është i shqetësuar për shkak të rrezikut nga përhapja e mëtutjeshme për shkak të mjedisit urban Bunija dhe Rvampara, lëvizjes së madhe të popullsisë dhe lëvizshmëria në lidhje me aktivitetet në miniera në Mongbvallu.
Sëmundja e shkaktuar nga virusi ebola është e rëndë dhe shpesh me pasoja fatale. Përhapet përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me lëngjet trupore të personave të infektuar, materiale të kontaminuara ose përmes njerëzve të cilët ndërruan jetë nga sëmundja. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s