• вторник, 30 декември 2025

Komunikacioni zhvillohet pa probleme, dukshmëri e ulët në Gjavatë dhe në Krushevë

Komunikacioni zhvillohet pa probleme, dukshmëri e ulët në Gjavatë dhe në Krushevë

Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme këtë mëngjes, nëpër rrugë me lagështi. Dukshmëria është zvogëluar për shkak të mjegullës nga 50 deri në 100 metra në qafën malore Gjavatë dhe në Krushevë, njofton LAMM.

LAMM informon se intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë së Veriut.

Rekomandohet shpejtësi e adaptuar, respektim i sinjalistikës së vendosur të qarkullimit dhe vozitjes me kujdes, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, luginat e lumenjve dhe grykave ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.

Foto: arkivi i MIA-s

Остани поврзан