Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të thata
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, njoftoi Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale.
Shkup, 21 mars 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë kryesisht të thata. Të gjitha rrugët në vend janë të kalueshme, njoftoi Ndërmarrja publike për mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve magjistrale dhe rajonale.
Në disa rrugë që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla dheu.
NP "Rrugët e Maqedonisë" rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
Ekipet kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë" janë vazhdimisht në terren dhe i mbajnë të kalueshme të gjitha rrugët. mb/
Foto: MIA