Komunikacioni zhvillohet pa ndërprerje, rrugë me lagështi në disa qafa malore
- Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të lehta të borës dhe shiut janë regjistruar në qafat malore të Bukovës, Gjavatës, Pletvarit, Presekës dhe Krushevës.
Shkup, 19 mars 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët shtetërore në mëngjes po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të lagështa. Reshje të lehta të borës dhe shiut janë regjistruar në qafat malore të Bukovës, Gjavatës, Pletvarit, Presekës dhe Krushevës.
Siç informon Ndërmarrja Publike "Rrugët e Maqedonisë", të gjitha rrugët në gjithë vendin janë të kalueshme, ndërsa në pjesë të caktuara që kalojnë nëpër prerje dhe gryka, janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut, prandaj apelohet për vëmendje të shtuar gjatë vozitjes.
NP "Rrugët e Maqedonisë" u bën thirrje shoferëve ta përshtatin shpejtësinë e tyre me kushtet e rrugës dhe të respektojnë sinjalistikën e vendosur në komunikacion. Ekipet e kujdestarisë së ndërmarrjes janë vazhdimisht në terren dhe punojnë në mirëmbajtjen e gjitha rrugëve me qëllim të sigurohet kalueshmëri e plotë.
foto: MIA