Komunikacioni po zhvillohet në rrugë të lagështa, në disa gryka malore ka reshje të borës
- Komunikacioni në rrugët e vendit sot në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në grykat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Presekë, Mavrovë, Krushevë dhe në Kodër të Diellit me mbetje të pakta të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare.
Shkup, 27 mars 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit sot në mëngjes po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Reshje të borës ka në grykat malore Strazhë, Bukovë, Gjavatë, Presekë, Mavrovë, Krushevë dhe në Kodër të Diellit me mbetje të pakta të borës në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare.
Siç informoi Lidhja Automoto e Maqedonisë, intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është i matur. Në vendkalimet kufitare, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut.
"Kjo posaçërisht iu referohet akseve Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë", kumtoi LAMM. ab/
Foto: МIА arkivi