Komunikacioni po zhvillohet në kushte dimërore, drejtim i kujdesshëm i automjeteve në akset kritike
- Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vise më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës së shkritë në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë", kumtoi sot pasdite LAMM.
Shkup, 11 janar 2026 (MIA) - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë kryesisht të lagështa, në disa vise më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit me mbetje të vogla të borës së shkritë në rrugë pas intervenimit të ekipeve kujdestare të NP "Rrugët e Maqedonisë", kumtoi sot pasdite LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. ab/
Fotо: МIА arkivi