• среда, 01 април 2026

Komuna e Çairit: Avancon projekti për bulevardin “Mit’hat Frashëri” në Çair

Komuna e Çairit: Avancon projekti për bulevardin “Mit’hat Frashëri” në Çair

 Shkup, 31 mars 2026 (MIA) - Përfaqësues të Komunës së Çairit, së bashku me komisionin e Qytetit të Shkupit, dolën në terren për përcaktimin e këtyre pikave për zgjerimin e bulevardit  “Mit’hat Frashëri”, me çfarë hapet rruga për fillimin e procedurave dhe realizimin e punëve ndërtimore, bëri të ditur komuna.

Ky proces, theksohet në komunikatë,  është pjesë e procedurave për rregullimin e çështjeve pronësore dhe nisjen e eksproprimit, si parakusht për fillimin e punimeve.

 

Projekti përfshin segmentin nga kryqëzimi me rrugën “Xhon Kenedi” deri te kryqëzimi me bulevardin “Bosna dhe Hercegovina”, në gjatësi prej rreth 1.4 kilometrash, dhe parasheh zgjidhje moderne të komunikacionit me katër korsi qarkullimi (nga dy në secilin drejtim), brez të gjelbër qendror, shtigje për biçikleta në të dy drejtimet, trotuare për këmbësorë, si dhe gjelbërim mbrojtës dhe hapësira për ndalesa autobusi.

 "Pas përfundimit të procedurave administrative, pritet që shumë shpejt të fillojnë edhe punimet në terren, duke i hapur rrugë realizimit të projektit", informojnë nga komuna.

 Foto: Komuna e Çairit

 

Остани поврзан