• сабота, 21 февруари 2026

Komuna e Sarajit: Prej sot deri më 23 shkurt, qytetarët t'i paraqesin dëmet nga përmbytjet

Komuna e Sarajit: Prej sot deri më 23 shkurt, qytetarët t'i paraqesin dëmet nga përmbytjet

Shkup, 16 shkurt 2026 (MIA) - Komuna e Sarajit informoi se prej sot deri më 23 shkurt, qytetarët t'i paraqesin dëmet nga përmbytjet e djeshme në territorin e kësaj komune. 

"Të gjithë banorët e vendbanimeve të Komunës së Sarajit, të cilët janë prekur nga vërshimet e dendura të ditëve të fundit, mund të paraqesin fletëparaqitje për evidentimin dhe vlerësimin e dëmeve të shkaktuara në objekte banimi, objekte ndihmëse, pajisje dhe pasuri të tjera. Komisioni i formuar nga Komuna do të dalë në teren për verifikimin e fakteve dhe vlerësimin e dëmeve të raportuara. Afati për dorëzimin e fletëparaqitjeve është nga 16 deri më 23 shkurt. Pas përfundimit të këtij afati, kërkesat e dorëzuara nuk do të merren në shqyrtim", potencojnë nga Komuna. 

Qytetarët duhet t’i dorëzojnë kërkesat e tyre në hapësirat e Komunës së Sarajit gjatë orarit zyrtar të punës. Qytetarët mund ta shkarkojnë formularin në linkun e mëposhtëm. 

"Komisioni do të ndihmojë banorët për mbushjen e Fletëparaqitjeve, të cilat duhet të plotësohen në mënyrë të rregullt dhe të jenë të kompletuara me të gjitha dokumentet e detyrueshme të cilat janë të potencuara në fletëparaqitjet", informojnë nga Komuna e Sarajit. rq/

Foto: Komuna e Sarajit

Остани поврзан