• недела, 22 март 2026

Kompleksi iranian për pasurim të uraniumit Natanz është goditur në një sulm nga ajri

Kompleksi iranian për pasurim të uraniumit Natanz është goditur në një sulm nga ajri

Teheran, 21 mars 2026 (MIA) - Objekti iranian për pasurim të uraniumit në Natanz është gofdiutur sot mnë një sulm nga ajri, publikoi agjencia zyrtare e lajmeve Mizan, duke theksuar se nuk ka pasur radiacion të rritur.

Objekti bërthamor i Natanzit ndodhet rreth 220 kilometra në juglindje të Teheranit. Autoritetet në Teheran e kanë njoftuar ANEB-in për sulmin.

Objekti kryesor i pasurimit të uraniumit në Iran u godit gjithashtu në javën e parë të sulmeve, ndërsa imazhet satelitore treguan se disa ndërtesa janë dëmtuar.

Në të njëjtën kohë gjatë natës dhe mëngjesit, banorët e Teheranit thanë se kryeqyteti kishte qenë shënjestër e sulmeve të rënda ajrore. mb/

Foto: MIA

 

Остани поврзан