• сабота, 16 мај 2026

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin e vitit 2025 për Shqipërinë

Komiteti i Punëve të Jashtme i Parlamentit Evropian miratoi raportin e vitit 2025 për Shqipërinë

Tiranë, 5 maj 2026 (MIA) – Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian e miratoi raportin për Shqipërinë për vitin 2025, i përgatitur nga raportuesi për Shqipërinë në PE, Andreas Shider. 

Raporti, i cili do të vendoset në mbledhje plenare për miratim, mori 58 vota, shtatë ishin kundër dhe po aq të përmbajtur. 

Në të njëjtin theksohet se tani me rëndësi thelbësore është zbatimi i reformave të miratuara. 

“Shkurtimisht, dua së pari të falënderoj të gjithë raportuesit në hije për negociatat shumë efikase, konstruktive dhe të suksesshme. Së dyti, dua të nënvizoj se Shqipëria konsiderohet gjithashtu nga Komisioneri ynë si një nga dy vendet kryesuese në procesin e zgjerimit. Këtë jemi përpjekur ta pasqyrojmë edhe në këtë raport, por përtej çështjeve të trajtuara në raportin e Komisionit, kemi dashur të theksojmë edhe disa elemente të tjera—konkretisht që reformat duhet të reflektohen edhe në jetën e përditshme të qytetarëve. Dhe veçanërisht, jemi përpjekur të vendosim fokus edhe te situata sociale në Shqipëri”, deklaroi Shider.

Pasi theksohet se vendi thotë se është i gatshëm për anëtarësim deri në vitin 2027, shtohet se “Shqipëria duhet ta tejkalojë polarizimin e brendshëm politik dhe ta përmirësojë kulturën politike”.

Në të theksohet se se rekomandimet e OSBE-së për reformën zgjedhore nuk janë trajtuar dhe përmenden shqetësimet në lidhje me mungesën e një fushe loje të barabartë, keqpërdorimin e burimeve administrative, akuzat për blerje votash dhe presionin mbi votuesit.

Reforma gjyqësore është gjithashtu një nga aspektet që po vlerësohet, ashtu si edhe procesi i verifikimit, por thuhet se korrupsioni mbetet një shqetësim serioz dhe rekomandon që Shqipëria të konsolidojë më tej rezultatet konkrete në hetime, veçanërisht në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë, dhe bën thirrje për garantimin e pavarësisë së SPAK-ut.

Lufta kundër korrupsionit, thuhet në raport, është thelbësore dhe nevojiten rezultate për të hetuar dhe dënuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë.

Raporti i këtij viti i kushton gjithashtu rëndësi të veçantë reformave socio-ekonomike dhe përfitimeve që duhet të përfitojnë të gjitha segmentet e popullsisë.

“Është thelbësore të mos përqendrohemi vetëm në parametra të tillë si sundimi i ligjit dhe ekonomia kur bëhet fjalë për procesin e pranimit. Ne duhet të sigurojmë krijimin e një sistemi shoqëror që funksionon mirë, duke përfshirë sindikatat dhe ligje të forta pune që i vënë të drejtat e punëtorëve në plan të parë. Vetëm në këtë mënyrë mund të sigurohemi që Shqipëria është vërtet gati të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, përfundoi raportuesi”, njoftuan mediat shqiptare.

Në raport vlerësohet progresi në reformën e administratës publike, por qëndron se "nevojiten përpjekje të mëtejshme për të garantuar punësimin bazuar në meritë dhe për të depolitizuar shërbimin civil". fc/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Остани поврзан