Komisioni për mbikëqyrje profesionale për rastin së Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrikë konstatoi se procedura e reanimimit është zbatuar sipas protokollit.
- Komisioni për mbikëqyrje profesionale i formuar nga Ministria e Shëndetësisë për rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë, ka konstatuar se se procedura e reanimimit është zbatuar sipas protokollit, informoi Ministria e Shëndetësisë pasdite në një kumtesë të Ministrisë së Shëndetësisë.
Shkup, 26 dhjetor 2025 (MIA) - Komisioni për mbikëqyrje profesionale i formuar nga Ministria e Shëndetësisë për rastin e foshnjës së porsalindur të ndjerë në Klinikën e Gjinekologjisë, ka konstatuar se se procedura e reanimimit është zbatuar sipas protokollit, informoi Ministria e Shëndetësisë pasdite në një kumtesë të Ministrisë së Shëndetësisë.
"Komisioni, pas mbikëqyrjes së kryer dhe në bazë të dokumentacionit të plotë mjekësor, deklaratave të personelit mjekësor dhe gjetjeve të autopsisë konstatoi se bëhet fjalë për një foshnjë të lindur para kohe, me infeksion të rëndë kongjenital, distres respirator dhe funksion pulmonar të dëmtuar për shkak të mushkërive të paformuara dhe procesit inflamator në kuadër të infeksionit, me prani të pneumotoraksit spontan, parcial, të verifikuar radiologjikisht në orët e para pas lindjes", bëri të ditur Ministria dikasteriale.
Siç plotësojnë, për shkak të seriozitetit të gjendjes dhe rreziqeve të theksuara, foshnja është vendosur në ventilim mekanik katër orë pas lindjes dhe për shkak të infeksionit kongjenital, menjëherë është vendosur në terapi antibiotike.
"Gjatë trajtimit është indikuar ndryshimi i terapisë antibiotike, duke marrë parasysh analizave laboratorike që tregonin për një gjendje septike. Për shkak të përkeqësimit të gjendjes, është rekomanduar reintubim nga mjeku kujdestar për shkak të shfaqjes së një pneumotoraksi masiv në të djathtë, u vendos urgjentisht një dren torakal dhe u krye siç duhet një procedurë reanimimi sipas protokollit", theksojnë nga Ministria.
Foto: Arkivi i MIA-s