Komisioni amë i Kuvendit nuk e pranoi propozim-ligjin për pagën minimale
- Komisioni i Kuvendit për çështje ekonomike, punë dhe politike energjetike, sot nuk e pranoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale, në lexim të parë, të parashtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së, si dhe propozimin e koordinatorit të këtij grupi tp deputetëve, Oliver Spasovski, për mbajtjen e debatit publik dhe tentimit për arritjen e marrëveshjes mes tre palëve të prekura për rritjen e pagës minimale.
Shkup, 24 shkurt 2026 (MIA) - Komisioni i Kuvendit për çështje ekonomike, punë dhe politike energjetike, sot nuk e pranoi propozimin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pagën minimale, në lexim të parë, të parashtruar nga grupi i deputetëve të LSDM-së, si dhe propozimin e koordinatorit të këtij grupi tp deputetëve, Oliver Spasovski, për mbajtjen e debatit publik dhe tentimit për arritjen e marrëveshjes mes tre palëve të prekura për rritjen e pagës minimale.
Me ligji e propozuar kërkohet që paga minimale në vend të jetë 36.960 denarë (600 euro) për periudhën nga marsi 2026 deri në mars 2027.
Ligjin e elaboroi koordinatori Spasovski, duke thënë se ai paraqet vazhdim të rritjes së vazhdueshme të pagës minimale, e cila filloi sistematikisht në vitin 2017. Spasovski tha se në dy vitet e fundit, çmimet e produkteve bazë ushqimore, energjisë, shërbimeve komunale dhe harxhimet për kujdes shëndetësor kanë qenë në rritje, ndërsa shporta konsumatore ka qenë në rritje të vazhdueshme.
"Në kushte të tilla, dhe pse ekziston një mekanizëm ligjor për rregullimin e pagës minimale, përkatësisht 50 për qind nga rritja e pagës mesatare dhe 50 për qind nga rritja e harximeve për jetesë, realiteti tregon se dinamika e rritjes së çmimeve tejkalon dinamikën e rregullimit ligjor. Qytetarët për të cilët paga minimale është burimi i vetëm i të ardhurave, janë më të prekurit nga kjo", tha Spasovski.
Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët tha se rritja e pagës minimale duhet të sjellë edhe një rritje të pagës mesatare. bsh/
Foto: MIA