• понеделник, 30 септември 2024

Kirijakides: Ushqimi është shumë i çmuar për të përfunduar në shportën e plehrave

Kirijakides: Ushqimi është shumë i çmuar për të përfunduar në shportën e plehrave

Bruksel, 29 shtator 2024 (MIA) - Është e habitshme që një e treta e ushqimit të prodhuar në nivel global humbjet ose përfundot si mbetje, një fakt që ka ndikime negative jo vetëm në sigurinë e ushqimit, por edhe në ekonomitë dhe shoqëritë tona, tha komisionerja evropiane për shëndetësi dhe siguri të ushqimit, Stela Kirijakides me rastin e Ditës ndërkombëtare të ndërgjegjësimit për humbjen dhe hedhjen e ushqimit - 29 shtator.

"Vetëm në Evropë çdo vit hidhen 59 milionë tonë ushqime, me vlerë miliarda euro. Ndërkohë, miliona evropianë nuk mund të përballojnë një vakt të shëndetshëm çdo ditë. Kjo është humbje e papranueshme e burimeve, nga uji dhe toka, deri te energjia dhe fuqia punëtore", theksoi Kirijakides.

Ajo thekson se hedhja e ushqimit është gjithashtu rrezik edhe për mjedisin jetësor, duke pasur parasysh se çdo ton mbetje ushqimore kontribuon në rritjen e emetimeve të gazrave që shkaktojnë efektin serrë, në përshpejtimin e ndryshimeve klimatike dhe në shterrjen e burimeve natyrore të Planetit. 

 

"Prandaj, imperativi ynë moraë dhe ekologjik është të veprojmë. Në Bashkimin Evropian jemi të përkushtuar të përgjysmojmë hedhjet e ushqimit për kokë banori në shitje me pakicë dhe konsum deri në vitin 2030, në përputhje me premtimin tonë në kuadër të Synimit për zhvillimit të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara 12.3, i cili bën thirrje për konsum dhe prodhim të përgjegjshëm në mbarë botën. Që të përshpejtojmë përparimin tonë, kemi vendosur një sërë objektivash ligjërisht të detyrueshme për të reduktuar mbeturinat në të gjithë zinxhirin ushqimor, nga prodhimi, e deri te amvisëritë. Këtë e presin qytetarët tonë nga ne", shton Kirijakides në mesazhin. 

Ajo thekson se për arritjen e këtij qëllimi është e nevojshme një përpjekje kolektive e të gjithë sektorëve të shoqërisë - qeverive, biznesseve dhe çdo individi, sepse lufta kundër hedhjes së ushqimit në masë të madhe varet nga zgjedhjet dhe veprimet e tona të përditshme. 

"Është koha për të ndryshuar mënyrën se si blejmë dhe hamë ushqim, të rimendojmë sistemin tonë të të ushqyerit dhe të inkurajojmë zakonet e konsumit të qëndrueshëm. Efektet pozitive të kësaj do t'i shohim edhe në kuletat tona me më pak para të shpenzuara për ushqim. Këtë javë që vjen, ftoj çdo qytetar evropian të mendojë se çfarë mund të bëjmë për të ndihmuar Planetin, ekonominë dhe shoqërinë. Ushqimi do të thotë jetë. Është shumë e çmuar për të përfunduar në shportë. Le të veprojmë së bashku tani, për ta bërë realitet këtë vizion dhe le të jemi të gjithë pjesë e zgjidhjes", shton Kirijakides në mesazhin e saj me rastin e Ditës ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit për humbjen dhe hedhjen e ushqimit. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s/ Iks

 

 

Остани поврзан