• петок, 20 февруари 2026

Kina i bën thirrje ShBA-së të vazhdojë dialogun me Rusinë për stabilitetin strategjik

Kina i bën thirrje ShBA-së të vazhdojë dialogun me Rusinë për stabilitetin strategjik

 Pekin, 6 shkurt 2026 (MIA) - Kina i ka bërë thirrje ShBA-së t'I vazhdojë bisedimet me Moskën për stabilitetin strategjik dhe marrëveshjet pasuese pas skadimit të marrëveshjes së re për uljen e armatimit strategjik ("Fillimi i ri") midis ShBA-së dhe Rusisë, deklaroi sot zëdhënësi i Ministrisë kineze të Punëve të JashtmeLin Xhian.

"Kjo është gjithashtu pritja e përbashkët e bashkësisë ndërkombëtare", tha Lin në një konferencë të rregullt për shtyp.

 Në pyetjen që të komentojë propozimin e presidentit amerikan Donald Tramp për zhvillimin e një marrëveshje të re, të përmirësuar dhe afatgjatë për armatim strategjik me Rusinë, në vend të zgjatjes së marrëveshjes "Fillimi i ri" , i cili skadoi dje, Lin tha se pala kineze nuk ishte në dijeni të detajeve të atij propozimi.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

Остани поврзан