• среда, 15 април 2026

Kim Xhong-un premton mbështetje të palëkundur nga Koreja e Veriut për Rusinë

Kim Xhong-un premton mbështetje të palëkundur nga Koreja e Veriut për Rusinë

Phenian, 25 mars 2026 (MIA) – Lideri i Koresë së Veriut, Kim Xhong Un në një letër falënderimi për homologun e tij rus, Vladimir Putin, deklaroi se vendi i tij gjithmonë do ta mbështesë Russia, njoftuan sot mediat e Koresë së Veriut.

“Shpreh mirënjohjen time të sinqertë për urimet tuaja të ngrohta dhe të përzemërta për rimarrjen time të përgjegjësive të vështira të kreut të shtetit”, shkroi Kim.

Trupi ligjvënës i Koresë së Veriut e rizgjodhi Kim Xhong Un për president të dielën.

“Sot, Republika Popullore Demokratike e Koresë (RPDK) dhe Rusia po punojnë ngushtë për të mbrojtur sovranitetin e tyre”, shkroi Kim në letrën.

Kim theksoi se Pheniani do të qëndrojë gjithmonë pas Moskës sepse "është zgjedhja jonë dhe vullneti ynë i palëkundur".

Lidhjet midis dy vendeve janë forcuar që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, kur Pheniani dërgoi trupa dhe sisteme armësh për të mbështetur luftën e Rusisë, dhe në vitin 2024 ata nënshkruan një marrëveshje për mbrojtje të ndërsjellë.

Koreja e Veriut, një vend i izoluar, i varfër dhe shumë i prekshëm ndaj fatkeqësive natyrore, po merr ndihmë financiare, ushqim dhe energji në këmbim, përveç teknologjisë ushtarake, thonë analistët, publikoi gazeta pariziene "Le Mond" në ueb faqen e saj. 

Një tjetër aleat i Rusisë, presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko, mbërriti sot për vizitë dy-ditore te Kim. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

Остани поврзан