Kievi kumtoi se Rusia ka rinisur sulmet me dronë, menjëherë pas skadimit të armëpushimit treditor
- Rusia përsëri ka nisur sulme me dronë ndaj Ukrainës, vetëm disa orë pasi skadoi armëpushimi i përkohshëm, kumtuan mëngjesin e sotëm autoritetet ukrainase.
Kiev, 12 maj 2026 (MIA) - Rusia përsëri ka nisur sulme me dronë ndaj Ukrainës, vetëm disa orë pasi skadoi armëpushimi i përkohshëm, kumtuan mëngjesin e sotëm autoritetet ukrainase.
Forcat ajrore ukrainase informuan se gjatë natës u kryen sulme në kryeqytetin e Kievit, si dhe në qytetet e Zaporozhje, Dnipros, Harkov dhe Herson. Cak ishin edhe rajoni verior i Sumit dhe rajoni jugor i Mikolaiv.
Edhe pse mbrëmë skadoi armëpushimi treditor që kishte qenë në fuqi që nga e shtuna.
Shefi i administratës ushtarake të Kievit, Timur Tkaçenko, publikoi në "Telegram" se pjesë të një droni të rrëzuar kishin rënë mbi çatinë e një ndërtese 20-katëshe në kryeqytet. Ende nuk ka informacion për viktimat e mundshme apo përmasën e dëmeve.
Agjencia DPA transmeton informacione në "Kiev Indipendent" se në Kiev u dëgjuan shpërthime.
Presidenti amerikan, Donald Tramp, javën e kaluar i bëri thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, dhe presidentit ukrainas, Volodimir Zelenskit, që të respektojnë armëpushimin treditor.
Të dyja palët kryesisht u përmbajtën nga sulmet ajrore gjatë armëpushimit, por akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të shumta përgjatë frontit.
Armëpushimi u shpall në Ditën e Fitores, e cila shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore. rq/
Foto: arkivi i MIA-s