Kelog: Konflikti në Ukrainë është afër armëpushimit, por nevojitet marrëveshje
- I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog sot deklaroi se konflikti në Ukrainë është afër ndërprerjes së zjarrit, por se të dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje.

Uashington, 2 prill 2025 (MIA) - I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kelog sot deklaroi se konflikti në Ukrainë është afër ndërprerjes së zjarrit, por se të dyja palët duhet të arrijnë marrëveshje.
"Besoj se mund ta arrijmë. Sinqerisht besoj se jemi në prag të ndërprerjes së zjarrit, por të dyja palët do të duhet të arrijnë ndonjë marrëveshje. Asnjëra palë nuk do të marrë atë që e dëshiron", deklaroi ai për Foks njus.
Kelog theksoi se Tramp është "i shqetësuar" nga aksionet e të dyja palëve, por se SHBA-ja ka për qëllim të kërkojë ndërprerje të plotë të zjarrit.
"Dëshirojmë ndërprerje gjithpërfshirëse të zjarrit prej 30 ditëve. Sapo të arrihet kjo, do të jetë shumë e vështirë ta filloni luftën sërish. Kjo është ajo që e besoj. Dhe ne duhet të marrim listë me kushte, që unë do ta quaja listë të kushteve. Atë e duan rusët. Atë e duan ukrainasit", tha Kelog.
Javën e kaluar presidenti rus Vlladimir Putin bisedoi me telefon me Trampin, kur, mes tjerash, lideri rus iu përgjigj pozitivisht idesë që palët në konfliktin në Ukrainë për 30 ditë t'u përmbahen sulmeve të ndërsjellta ndaj objekteve të infrastrukturës energjetike dhe ushtrisë i dha instruksione adekuate.
Këtë propozim e pranoi edhe prresidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, por prej atëherë të dyja palët po kryejnë sulme ndaj kapaciteteve energjetike të kundërshtarit. ab/
Foto: МIА arkivi