Kek me kungulleshka të grira dhe ajkë
E bërë nga dy gjëra, kungulleshka dhe ajkë, parahaje e ftohtë perfekte, e lehtë për t’u përgatitur dhe dekorative
Përbërësit:
për koret:
2 kungulleshka të mëdha
3 vezë
5 lugë miell
majdanoz i grirë
kripë
për mbushjen:
600 gram ajkë
2 thelpinj hudhër dhespec i bluar
Përgatitja:
Pritni kungulleshkat në rende, shtoni kripë dhe lërini për rreth 10 minuta që të kullojnë ujin. Ndizni furrën në 180 gradë. Rrihni 3 vezë me mikser për rreth një minutë, shtoni kungulleshkat e kulluara dhe 5 lugë gjelle miell, nuk duhet të jetë i lëngshëm, por kompakt, dhe nëse është i hollë, shtoni pak më shumë miell dhe majdanoz të grirë. Shtroni një tepsi (35x25) me letër pjekjeje dhe derdhni gjysmën e përzierjes, nivelojeni mirë në mënyrë që të jetë me të njëjtën trashësi dhe piqeni për 20 minuta. Bëni të njëjtën gjë me përzierjen e mbetur për koren e dytë. Do të fitoni dy kore të holla, vendosni njërën kore në një enë të përshtatshëm dhe lyejeni me mbushjen, të përgatitur me ajkë, hudhër të grirë dhe piper, dhe pastaj përsëriteni të njëjtën gjë me koren tjetër. Lyeni kekun e kripur me mbushjen e mbetur dhe dekorojeni sipas dëshirës.
Foto: Freepik