KE: Greqia mes liderëve në BE për uljen e vdekshmërisë në rrugë
- ë Greqi është regjistruar rënie serioze e fatkeqësive rrugore me pasoja fatale - tregojnë të dhënat më të reja të Komisionit evropian të publikuara në edicionin elektronik të gazetës "Etnos".
Bruksel, 28 mars 2026 (MIA) - Në Greqi është regjistruar rënie serioze e fatkeqësive rrugore me pasoja fatale - tregojnë të dhënat më të reja të Komisionit evropian të publikuara në edicionin elektronik të gazetës "Etnos".
Sipas raportittë KE-së, gjatë vitit 2025 në Greqi jetën e humbën 517 persona, që është për 22 për qind më pak në krahasim me vitin paraprak. kjo paraqet rënien më të madhe vjetore dhe numër të ulët rekord të të vdekurve në komunikacion në 60 vitet e fundit në vend. Në nivel të tërë BE-së numri i të vdekurve është ulur për 3 për qind, duke arritur gjithsej 19.400 viktima.
Greqia ndodhet në vendin e dytë për nga shkalla e uljes, menjëherë pas Estonisë. Megjithatë, vendi ende është nën mesataren e BE-së me 50 raste të vdekjes në një milion banorë përkundër mesatares evropiane prej 45. Autoritetet greke ndërmorën një sërë masash, duke përfshirë sanksione më të ashpra, kontrolle të përforcuara të policisë rrugore dhe vendosje të teknologjive të reja për mbikëqyrje, që kontribuoi për një rezultat të këtillë. ab/
fotо: arkivi