• петок, 20 февруари 2026

KB-ja i bëri thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

KB-ja i bëri thirrje Rusisë të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës

Gjenevë, 12 shkurt 2026 (MIA) - Kombet e Bashkuara i bënë thirrje Rusisë "të ndalojë menjëherë" sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, të cilat lanë qytete të tëra në errësirë dhe pa ngrohje, dhe kujtoi se "sulmet ndaj infrastrukturës civile janë të ndaluara sipas ligjit ndërkombëtar".

"Mbrëmë, Rusia përsëri filloi një sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike në të gjithë Ukrainën. Qindra mijëra civilë u zgjuan pa energji elektrike dhe ngrohje", tha komisioneri i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Uollker Turk, në kohën kur Ukraina po përjeton dimrin më të ftohtë në katër vitet e fundit.

"Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë të ndaluara sipas së drejtës humanitare ndërkombëtare. I bëj thirrje Rusisë të ndalojë menjëherë këto sulme", shtoi Turk. qa/

Foto: EPA

Остани поврзан