• сабота, 16 мај 2026

KB: Nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, bota do të ballafaqohet me uri masive

KB: Nëse Ngushtica e Hormuzit mbetet e mbyllur, bota do të ballafaqohet me uri masive

Nju-Jork, 12 maj 2026 (MIA) - Grupi i punës së Kombeve të Bashkuara paralajmëroi se bota do të ballafaqohet me uri masive nëse Ngushtica e Hormuzit së shpejti nuk hapet për qarkullim.

Drejtori ekzekutiv i Zyrës së KB-së për shërbime projektesh (UNOPS), Moreira da Silva, tha se një e treta të rezervave botërore me plehra, përfshirë amoniakun, squfurin dhe urenë, transportohen përmes Ngushticës së Hormuzit.

Vlerësohet se pothuaj 45 milionë njerëz mund të vdesin nga uria për shkak të mungesës së plehrave, rrugët e të cilave janë aktualisht të bllokuara.

"Na kanë mbetur vetëm disa javë për të parandaluar atë që me siguri do të shndërrohet në një krizë masive humanitare. Sezoni i mbjelljeve nuk mund të presë", paralajmëroi Da Silva, duke vënë në dukje se në disa vende afrikane këto afate skadojnë për vetëm disa javë.

Përveç Afrikës, bllokada do të ndikojë edhe në sigurinë e ushqimit në Azi.

"Nëse nuk e pengojmë shpejt shkakun për krizën, do të na duhet të merremi me pasojat ekskluzivisht përmes ndihmës humanitare", tha Da Silva.

Sipas UNOPS-it, hapja e Ngushticës së Hormuzit është thelbësore për stabilizimin e tregut global të ushqimit, sepse mungesa e plehrave në këtë fazë të ciklit bujqësor mund të ketë pasoja afatgjata ndaj rendimenteve në tërë botën. bsh/

Foto: MIA arkiv

Остани поврзан