KB bën thirrje për "përjashtime humanitare" për shpërndarjen e ndihmave përmes Ngushticës së Hormuzit
- Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Tom Fleçer, paralajmëroi se lufta në Lindjen e Mesme ndikon në rrugët e ndihmës dhe bën thirrje për "përjashtime" për të lejuar kalimin e materialeve humanitare.
Gjenevë, 11 mars 2026 (MIA) - Shefi për çështje humanitare i Kombeve të Bashkuara, Tom Fleçer, paralajmëroi se lufta në Lindjen e Mesme ndikon në rrugët e ndihmës dhe bën thirrje për "përjashtime" për të lejuar kalimin e materialeve humanitare.
Lufta në Lindjen e Mesme praktikisht e ka mbyllur Ngushticën e Hormuzit, ndërsa ndërprerjet e furnizimit me derivate po rrisin çmimet e transportit të mallrave.
Fleçer paralajmëroi se përshkallëzimi i luftës dhe ndikimi në ngushticë kanë "një ndikim të drejtpërdrejtë ndaj materialeve humanitare të OKB-së, duke përfshirë ato që shkojnë në zonat që kanë nevojë për to në Afrikën nën-sahariane".
Dy javët e fundit të luftimeve janë një konfirmim i mëtejshëm se "jetojmë në një kohë brutaliteti, pandëshkueshmërie dhe indiference", theksoi Fleçer, duke paralajmëruar se "korniza e bazuar në rregulla, që synon të kufizojë teprimet më të këqija të luftës, po fillon të plasaritet". rq/
Foto: Fleçer në Iks