Katari arrestoi 313 persona për publikim të videove pa leje dhe shpërndarjes së informacioneve të rrejshme
- Ministria e Punëve të Brendshme e Katarit njoftoi se ka arrestuar 313 persona nga kombësi të ndryshme për shkak të shpërndarjeve të informacioneve të rremë dhe publikimin e videove të realizuara pa leje.
Doha, 9 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Katarit njoftoi se ka arrestuar 313 persona nga kombësi të ndryshme për shkak të shpërndarjeve të informacioneve të rremë dhe publikimin e videove të realizuara pa leje.
Sipas ministrisë, kundër të arrestuarve janë marrë masa të përshtatshme ligjore dhe administrative.
Në njoftim theksohet se është veçanërisht e rëndësishme që banorët e Katarit të përmbahen nga xhirime dhe publikim të videove, si dhe nga shpërndarja e thashethemeve për situatën aktuale në rajon.
Ministria u bëri thirrje qytetarëve që informacionet t’i marrin vetëm nga burime zyrtare të miratuara.
Gjithashtu u paralajmërua se do të merren masa kundër çdo personi që shkel rregullat. qa/
Foto: arkivi