• сабота, 14 март 2026

Katari arrestoi 313 persona për publikim të videove pa leje dhe shpërndarjes së informacioneve të rrejshme

Katari arrestoi 313 persona për publikim të videove pa leje dhe shpërndarjes së informacioneve të rrejshme

Doha, 9 mars 2026 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme e Katarit njoftoi se ka arrestuar 313 persona nga kombësi të ndryshme për shkak të shpërndarjeve të informacioneve të rremë dhe publikimin e videove të realizuara pa leje.

Sipas ministrisë, kundër të arrestuarve janë marrë masa të përshtatshme ligjore dhe administrative.

Në njoftim theksohet se është veçanërisht e rëndësishme që banorët e Katarit të përmbahen nga xhirime dhe publikim të videove, si dhe nga shpërndarja e thashethemeve për situatën aktuale në rajon.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve që informacionet t’i marrin vetëm nga burime zyrtare të miratuara.

Gjithashtu u paralajmërua se do të merren masa kundër çdo personi që shkel rregullat. qa/

Foto: arkivi

Остани поврзан