• петок, 20 февруари 2026

Kasami takon studentët: Provimi jurisprudencës në shqip, së shpejti e rregullojmë me ligj

Kasami takon studentët: Provimi jurisprudencës në shqip, së shpejti e rregullojmë me ligj

Shkup, 10 shkurt 2026

Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Bilall Kasami, bashkë me zv/kryetarin Qamili, pritën sot në takim studentët që nisën iniciativën për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, theksohet në kumtesën e VLEN-it të cilën MIA e përcjell në formë integrale.

Kasami sërish i dha mbështetje të plotë nismës së studentëve dhe premtoi zgjidhje ligjore për këtë çështje.

“Bashkë me zv/kryetarin Albi Qamili, mirëpritëm sot nismëtarët e iniciativës për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, në krye me studentin Mevlan Ademi.

Diskutuam gjerësisht për këtë problematikë dhe e sigurova sërish se provimi i jurisprudencës do të jepet edhe në gjuhën shqipe. Shumë shpejt kjo çështje do të marrë edhe zgjidhje adekuate ligjore”, publikoi Kasami. 

Ai shtoi se VLEN-i do të përkujdeset që Kushtetuta e vendit të zbatohet në çdo fushë.

“Përkrahim studentët në këtë iniciativë dhe do të përkujdesemi që Kushtetuta të zbatohet në çdo fushë”, thotë Kasami.

Kryetari i Tetovës edhe javën e kaluar garantoi zgjidhje të këtij problemi, menjëherë pas senzibilizimit nga studentët.

Остани поврзан