Kasami: Në Sofje për momentin nuk kemi partner të besueshëm për bisedime se çka do të ndodhë pas ndryshimeve kushtetuese
- – Duke pasur parasysh se në Bullgari janë paraparë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare dhe funksionim i pushtetit teknik ekzekutiv nuk ka se me kë të bisedohet në temën e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane. Këtë nga Tetova sot e vlerësoi kryetari i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami, i cili pati takim me gazetarët.
Tetovë, 5 shkurt 2026 (MIA) – Duke pasur parasysh se në Bullgari janë paraparë zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare dhe funksionim i pushtetit teknik ekzekutiv nuk ka se me kë të bisedohet në temën e ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimin e procesit të integrimeve evropiane. Këtë nga Tetova sot e vlerësoi kryetari i partisë Lëvizja Besa, Bilall Kasami, i cili pati takim me gazetarët.
“Qeveria është e përkushtuar që sa më shpejt të realizojë të gjitha angazhimet e ndërmarra në fushën e integrimit. Sa i përket ndryshimeve kushtetuese, kjo është çështje pak më komplekse sepse kërkon dialog më intensiv si me Brukselin ashtu edhe me Sofjen. E dimë që në këtë moment në Sofje po përgatiten për zgjedhje të reja, kështu që për fat të keq nuk kemi partner të besueshëm me të cilin do të diskutonim se çfarë do të ndodhë pas ndryshimeve kushtetuese. Sepse për Maqedoninë, ajo që është e rëndësishme është ajo që do të ndodhë pas ndryshimeve kushtetuese, që do të thotë jo vetëm vetë ndryshimet kushtetuese dhe përfshirja e bashkësisë bullgare në Kushtetutë”, deklaroi Kasami.
Në pyetjen e gazetarëve nëse koalicioni “VLEN” do të rritet në parti siç ishte paralajmëruar, Kasami me përgjigje se kjo është çështje komplekse e cila kërkon zgjidhje komplekse sepse janë përfshirë shumë parti dhe lëvizje.
“Ne duam që koncepti i ri për organizimin e ‘VLEN’-it të përfshijë të gjitha strukturat politike, por edhe që ajo strukturë politike të jetë e hapur për të gjithë aktorët e tjerë politikë dhe shoqërorë që janë të interesuar të jenë pjesë e kësaj lëvizjeje politike. Po punojmë intensivisht çdo ditë për të gjetur zgjidhje me zgjidhje krijuese që jo vetëm do ta organizojë ‘VLEN’-in brenda kornizës së këtyre subjekteve politike që aktualisht janë pjesë e saj, por që do të jetë edhe hapje për të gjithë të tjerët që do të donin të ishin pjesë e ‘VLEN’-it në të ardhmen”, tha Kasami.
Ai i komentoi ngjarjet politike, pasi me gazetarët në Tetovë si kryetar komune bashkë me udhëheqësit e sektorëve dhe drejtorët e ndërmarrjeve publike mbajti brifing të parë në vitin 2026 për gjendjen në komunë. fc/
Foto: MIA