Karni nuk e përjashton mundësinë që Kanadaja të dërgojë ushtarë në Lindjen e Mesme
- – Kryeministri kanadez Mark Karni deklaroi se nuk mund ta përjashtojë përfshirjen ushtarake të vendit të tij në përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Otavë, 5 mars 2026 (MIA) – Kryeministri kanadez Mark Karni deklaroi se nuk mund ta përjashtojë përfshirjen ushtarake të vendit të tij në përshkallëzimin e luftës në Lindjen e Mesme.
Vizita e Karnit në Australi këtë javë ishte në hijen e luftës së rritur në Lindjen e Mesme, e shkaktuar nga sulmi i madh izraelit – amerikan mbi Iran në të cilin ishte vrarë lideri suprem i vendit, ajatollahu Ali Hamnei.
Në konferencën e përbashkët për media me homologun e tij australian Entoni Albanaze në Kanberë, Karni u përgjigj në pyetjet nëse ekziston situatë në të cilën Kanadaja do të përfshihej në konflikt.
“Është e pamundur që në mënyrë kategorike të përjashtohet pjesëmarrja”, tha ai, duke theksuar se pyetja është “hipotetike”.
“Ne do të qëndrojmë afër aleatëve tanë”, tha Karni, duke shtuar se “gjithmonë do t’i mbrojmë kanadezët”.
Karni tha se sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit “nuk janë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.
Megjithatë, ai i mbështet përpjekjet për pengimin e Iranit që të bëjë përpjekje të zhvillojë armë bërthamore, qëndrim të cilin Kanadaja e ndërmerr “me keqardhje” sepse përfaqëson “edhe një shembull për dështimin e rendit ndërkombëtar”.
Lideri kanadez sot e përsëriti thirrjen e tij për “qetësim të situatës” në konflikt.
Qëllimi i turit të Karnit përgjatë rajonit Azi – Paqësor është që të ulet varësia e Kanadasë nga SHBA-ja me qëllim që të mbrohet vendi nga, siç tha ai, humbja e rendit botëror të udhëhequr nga SHBA-ja.
Qëllimi i etapës australiane nga turi është që të sigurohen investime dhe të thellohen lidhjet me “forcën e mesme” të partneritetit me të cilën Kanadaja ndan shumë qëndrime. fc/
Foto: EPA