• вторник, 24 март 2026

Karni: Lufta izraelito-amerikane me Iranin është dështim i rendit ndërkombëtar

Karni: Lufta izraelito-amerikane me Iranin është dështim i rendit ndërkombëtar

Otavë, 4 mars 2026 (MIA) – Kryeministri kanadez, Mark Karni mbrëmë deklaroi se lufta ndërmjet SHBA-së dhe Izraelit me Iranin përfaqëson “edhe një shembull për dështim të rendit ndërkombëtar”. 

Karni, në kumtesë, i kritikoi dy vendet për atë që nuk ishin konsultuar me aleatët. 

Ai theksoi se edhe pse Kanadaja e vlerëson programin bërthamor iranian “kërcënim serioz global”, vendi gjithashtu bën thirrje për “përshkallëzim të shpejtë të armiqësive” dhe është “i gatshëm të ndihmojë në arritjen e këtij qëllimi”. 

"Pavarësisht dekadave me rezoluta të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, punës së palodhur të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore dhe një sërë sanksionesh dhe kornizash diplomatike, kërcënimi bërthamor iranian mbetet. Dhe tani SHBA-ja dhe Izraeli kanë vepruar pa angazhuar Kombet e Bashkuara ose pa u konsultuar me aleatët, përfshirë Kanadanë", tha Karni.

Ai shtoi se “Kanadaja konfirmon se e drejta ndërkombëtare i detyron të gjitha palët në luftë” dhe i dënon sulmet të cilat i kreu Irani ndaj civilëve dhe infrastrukturës në civilë përgjatë gjithë Lindjes së Mesme. 

“I lusim të gjitha palët, përfshirë SHBA-në dhe Izraelin, t’i respektojnë rregullat e angazhimit ndërkombëtar”, përfundoi Karni. fc/

Foto: EPA

Остани поврзан