• сабота, 16 мај 2026

Kancelari gjerman paralajmëroi lehtësim të mundshëm të sanksioneve ndaj Teheranit në rast të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Kancelari gjerman paralajmëroi lehtësim të mundshëm të sanksioneve ndaj Teheranit në rast të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Nikozia, 24 prill 2026 (MIA) – Kancelari gjerman Fridrih Merc deklaroi sot se Bashkimi Evropian (BE) është i gatshëm të lehtësojë gradualisht sanksionet ndaj Iranit, në rast se arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

"Lehtësimi i sanksioneve mund të jetë pjesë e procesit. Dhe askush nuk është kundër kësaj – deklaroi Merc gjatë qëndrimit të tij në Nikozia, në samitin e BE-së.

Sipas tij, ky është kontributi që Unioni mund të japë për përparimin e procesit, i cili, siç theksoi, shpresohet të çojë në një armëpushim të qëndrueshëm në rajon. ls/

Foto: DPA

 

Остани поврзан