• петок, 15 мај 2026

Kallasi: Shefat e diplomacive të BE-së kanë dhënë mbështetje për Ballkanin Perëndimor, por në këmbim presin reforma

Kallasi: Shefat e diplomacive të BE-së kanë dhënë mbështetje për Ballkanin Perëndimor, por në këmbim presin reforma

 Bruksel, 11 maj 2026 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, sot deklaroi se ministrat e punëve të jashtme të BE-së kanë dhënë mbështetje politike për thellimin e bashkëpunimit me partnerët nga Ballkani Perëndimor në fushën e politikës së jashtme, sigurisë dhe mbrojtjes, por shtoi se në këmbim presin reforma të mëtejshme, respektim të sundimit të ligjit dhe harmonizim të qartë me politikën e jashtme të BE-së.

 Në një konferencë për shtyp pas takimit ministror të sotëm në Bruksel, Kallasi tha se Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik për BE-në dhe se mbështetja e BE-së ka të bëjë me luftën kundër kërcënimeve hibride dhe dezinformimit, Partneritetin e ri të Sigurisë dhe Mbrojtjes me Malin e Zi dhe përdorimin më të madh të Instrumentit Evropian të Paqes për të forcuar kapacitetet mbrojtëse të partnerëve.

"Por është e qartë se partneritetet funksionojnë në të dyja drejtimet. Në këmbim, presim reforma të mëtejshme, respekt për sundimin e ligjit dhe harmonizim të qartë me politikën e jashtme të BE-së. Ballkani Perëndimor i përket Bashkimit Evropian. Dhe hapat që kemi përshkruar sot synojnë këtë qëllim", tha Kallasi.

 Ajo shtoi se ministrat biseduan edhe për dorëheqjen e paralajmëruar të Përfaqësuesit të Lartë për BeH, Kristian Shmit, dhe se "pajtohen se është në interes të BE-së që vendi të mos devijojë nga rruga e tij evropiane dhe se ata duhet të mbeten të bashkuar në gjetjen e pasardhësit të tij".

 Foto: EPA

 

Остани поврзан