• сабота, 16 мај 2026

Kallasi: Bisedimet midis Trampit dhe Putinit lënë shumë pyetje pa përgjigje

Kallasi: Bisedimet midis Trampit dhe Putinit lënë shumë pyetje pa përgjigje

 Bruksel, 30 prill 2026 (MIA) - Bisedimet telefonike midis presidentëve të ShBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vladimir Putin, lënë shumë pyetje pa përgjigje, deklaroi  sot shefja e Politikës së Kashtme Evropiane, Kaja Kallas.

 "Gjithsesi, kur i shohim këto bisedime midis presidentit Tramp dhe Putin, gjithmonë e dini se ka shumë pyetje që mbeten pa përgjigje, duke pasur parasysh se Rusia haptazi e lavdëroi luftën heroike që Irani po zhvillon kundër Amerikës", deklaroi Kallasi para gazetarëve në Estoni.

 Ajo shtoi se bisedimet e paqes në Ukrainë kanë ngecur dhe nuk po ndodh asgjë.

 "A do të thotë kjo se në të vërtetë ka më shumë presion mbi Rusinë, sepse po e ndihmojnë Iranin të luftojë kundër ShBA-së? Pra, do të donim të shihnim presionin që nuk e pamë në atë telefonatë", tha ajo.

 "Trampi dje deklaroi se ka boseduar në telefon me Putinin rreth një armëpushimi të mundshëm në luftën katërvjeçare midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa Putini propozoi një armëpushim të përkohshëm në Ukrainë deri në Ditën e Fitores në Luftën e Dytë Botërore, më 9 Maj, të cilin Trampi, sipas ndihmësit të Putinit, Juri Ushakov, e ka mbështetur.

 Foto: EPA

 

Остани поврзан