Kallas: Në botë ekzistojnë parime, por nuk ka përgjegjësi për shkeljen e tyre
- Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, sot deklaroi se rendit ndërkombëtar i mungon përgjegjsia.
Munih, 13 shkurt 2026 (MIA) - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, sot deklaroi se rendit ndërkombëtar i mungon përgjegjsia.
"Të gjithë janë nënshkrues të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Principet janë aty. Por, çfarë ndodh nëse dikush i shkel këto principe? Përgjegjësia dukshëm nuk funksionon", theksoi Kallas në panelin "Pikë kthese: Rendi ndërkombëtar mes reformës dhe shkatërrimit" në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Ajo vlerësoi se edhe Këshilli i Sigurimit nuk funksionon siç duhet, ndërsa KB-ja nuk pasqyron botën ashtu siç është aktualisht.
Ajo theksoi se konfliktet e mëdha ndërkombëtare gjatë historisë kanë nxitur zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare dhe se kriza aktuale përbën një mundësi për botën të zhvillohet.
Duke komentuar vlerësimin e kancelarit gjerman, Fridrih Merc, se rendi i vjetër botëror nuk ekziston më, ajo theksoi: "Çfarë është e kundërta e një rendi botëror të bazuar në rregulla? Është tirania dhe luftërat. Dhe kjo është qartë se ku jemi aktualisht". qa/
Foto: EPA