Kallas: Fuqinë gjeopolitike mund ta posedojnë ata të cilët janë të fuqishëm ushtarakisht ose ekonomikisht
- – Fuqinë gjeopolitike mund ta posedojnë ata të cilët janë të fuqishëm ushtarakisht ose ekonomikisht, BE-ja është forcë ekonomike dhe ne duhet të punojmë për gjithçka që i ndihmon kompanive, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, pasi mbërriti që të marrë pjesë në takimin e zgjeruar të Këshillit Evropian në Alden Bizen, Belgjikë.
Bruksel, 12 shkurt 2026 (MIA) – Fuqinë gjeopolitike mund ta posedojnë ata të cilët janë të fuqishëm ushtarakisht ose ekonomikisht, BE-ja është forcë ekonomike dhe ne duhet të punojmë për gjithçka që i ndihmon kompanive, deklaroi përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Kaja Kallas, pasi mbërriti që të marrë pjesë në takimin e zgjeruar të Këshillit Evropian në Alden Bizen, Belgjikë.
Kallasi theksoi se në takimin e djeshëm të ministrave evropianë për mbrojtje në Bruksel, ishte vërejtur se shpërndarja e kapaciteteve ushtarake të mbrojtjes në Evropë është penguar nga mungesa e tregut evropian të kapitalit. Duhet t’i zgjerojmë lidhjet e tona ekonomike, insistoi ajo, Sipas saj, Kina kryen presion ndaj kompanive evropiane dhe BE-ja duhet të përballet me këtë.
Të gjithë evropianët i theksojnë shpenzimet e jetës si shqetësimin më të madh, vërejti kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Mecolla, duke iu referuar të dhënave nga anketa e Eurobarometër. Ajo insistoi se BE-ja duhet t’i lehtësojë kursimet financiare në rritje ekonomike. Gjithashtu, duhet ta kompletojmë tregun e vetëm, ka shumë pengesa për lëvizje të kapitalit, shtoi Mecolla.
Sipas saj, marrëveshjet e fundit tregtare të BE-së janë dëshmi se mund të arrihet shumë.
“Duhet të jemi të hapur, e jo naivë, të përfshihemi në dialog, të jemi të sigurt dhe të sinqertë me partnerët tanë ekonomikë. Duhet ta zbatojmë këtë qasje edhe në punën e marrëveshjes tregtare me SHBA-në”, shtoi ajo.
Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta, theksoi se qëllimi i BE-së është të rrisë rritjen ekonomike. Ne duhet të thellojmë tregun e vetëm, të heqim pengesat për zhvillimin e tij, të kemi treg të vetëm kapitali, të ndjekim politikë aktive tregtare dhe të mbrojmë kompanitë evropiane nga përpjekjet për shantazh dhe konkurrencë të padrejtë, tha ai. Koshta bëri thirrje për përzierje më të mirë të investimeve private dhe publike. fc/
Foto: EPA