Kalibaf: Irani është i gatshëm për përgjigje shkatërruese ndaj çdo agresioni
- – Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamed Bager Kalibaf, mbrëmë deklaroi se forcat e armatosura të Iranit janë të gatshme të sigurojnë përgjigje shkatërruese, të merituar ndaj çdo agresioni, duke paralajmëruar armiqtë se strategjitë e gabuara do tu sjellin vetëm rezultate katastrofale.
Teheran, 12 maj 2026 (MIA) – Kryetari i Parlamentit iranian, Mohamed Bager Kalibaf, mbrëmë deklaroi se forcat e armatosura të Iranit janë të gatshme të sigurojnë përgjigje shkatërruese, të merituar ndaj çdo agresioni, duke paralajmëruar armiqtë se strategjitë e gabuara do tu sjellin vetëm rezultate katastrofale.
“Forcat tona të armatosura janë të gatshme të sigurojnë përgjigje të merituar ndaj çdo agresioni. Strategjia e gabuar dhe vendimet e gabuara gjithmonë do të sjellin rezultate katastrofale. E gjithë bota tashmë e kuptoi këtë. Ne jemi të gatshëm për të gjitha opsionet, ata do të befasohen”, paralajmëroi ai në Iks.
Kalibafi tha se forcat iraniane janë “të gatshme për betejë” dhe se vendimet e gabuara strategjike të kundërshtarit nuk do të sjellin sukses, por pasoja serioze.
Sipas fjalëve të tij, Irani mbetet i përkushtuar në politikën e durimit strategjik, por edhe i një niveli të lartë të gatishmërisë ushtarake, në kushte të tensioneve të rritura me SHBA-në dhe Izraelin.
Irani edhe më shumë e fuqizoi kontrollin në Ngushticën e Hormuzit, një nga rrugët detare kyçe në botë për transport të naftës, që tashmë kishte ndikim mbi tregun global energjetik, sipas Iran TV Pres.
Autoritetet iraniane thonë se Teherani nuk kërkon konflikt, por se me vendosmëri do ta mbrojë sovranitetin e tij, nëse, siç thonë, tejkalohen “vijat e kuqe”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s